Kamer Qaka bëhet me skuadër të re dhe gjithçka është zyrtare. Poli Iashi e ka shitur mesfushorin qendror te Universitatea Kraiova dhe e ka njoftuar diçka të tillë përmes faqes zyrtarë në “Facebook”. Qaka tani bëhet gati për një eksperiencë të re dhe shpreson të bëjë një sezon më të mirë se ky i fundit.
“Faleminderit Kamer Qaka. Erdhi te Poli Iashi në qershor të vitit 2017 dhe pas një sezoni mjaft të mirë u ftua në kombëtaren e Shqipërisë, çka më pas u shoqërua edhe me transferimi te FCSB. Më pas u kthye te Poli Iashi dhe tani transferohet te Universitatea Kraiova”, shkruan klubi rumun.
KUSHTET E TRANSFERIMIT – Qaka ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare ne opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Paga e mesfushorit do të jetë e njëjtë, 10 mijë euro në muaj. Poli Iashi nuk përfiton asgjë, pasi shumën prej 150 mijë eurosh që ka marrë nga Universitatea Kraiova do duhet t’i kalojë FCSB.
Këta të fundit e kishin shitur për 200 mijë euro, por kishin marrë vetëm 50 mijë verën e shkuar. Kështu, ata kanë shlyer borxhin dhe FCSB shpreson që në të ardhmen Qaka të shitet sërish për shkak se zotërojnë ende 10% të kartonit.