Zyrtare/ Prezantohet në radhët e klubit të ri, Manaj vazhdon karrierën në kampionatin turk

Klubi i Bandirmasporit ka prezantuar ditën e sotme transferimin më të ri në këtë merkato. Sskuadra turke është përforcuar në sulm me futbollistin Arb Manaj. Sulmuesi shqiptar mbylli aventurën 6 mujore në huazim në radhët e Balikesirsporit, por Ankara Keçiorenguçu ka vendosur ta huazojë sërish.

Manaj ka firmosur për një 1 vit me ekipin e Bandirmasporit në Ligën e Parë turke, në të cilën është përshtatur mirë me kalimin e tij në Turqi. Futbollisti 23-vjeçar dikur ishte pjesë e Trepçës ’89, ku shpërtheu me golat e tij dhe siguroi një kontratë në kampionatin turk./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *