“Më tejkalo kur të duash”, Alves me dedikim për Mesin: Pas të dashurës, ke qenë partneri im më i mirë

Leo Mesi zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës dhe është gati që për herë të parë të ndryshojë ngjyrat e fanellës në karrierën e tij. Një lëvizje e tillë i jep mundësinë argjentinasit të fitojë trofe të rinj, duke synuar të thyejë edhe rekordin e Dani Alves si lojtari më i trofeshëm në botë.

Konkurencën e Mesit braziliani nuk e sheh aspak si rrezik, teksa e quan një gjë të tillë si një stimul të ri për ish-shokun e tij të skuadrës. Për vite me radhë dyshja ka ndarë dhomën e zhveshjes dhe fushën te Barcelona, duke krijuar edhe një lidhje të fortë me njëri-tjetrin, aq sa Alves guxon ta quajë partnerin më të mirë në jetën e tij pas të dashurës.

“Ti je më i madhi nga të gjithë, mund të më tejkalosh kur të duash, do të jetë një stimul shtesë për ty. Pas të dashurës sime, ti ke qenë partneri im më i mirë. Faleminderit për gjithçka që na ke dhënë, faleminderit që kemi ndarë kaq shumë dhe faleminderit që më lejove tëbëhesha pjesë të historisë tënde”, është shprehur Dani Alves./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online