Zyrtare/ Pesë vite me parë e quajti Ronadon shumë të vjetër, Manchester United prezanton trajnerin e ri

Manchester United ka vendosur përfundimisht sa i përket pasardhësit të Solskjaerit. Bëhet fjalë për Ralph Rangnick, i cili do të jetë në krye të pankinës deri në fund të këtij sezoni. Gjithashtu klubi anglez komunikon në njoftimin zyrtar se do të negociohet edhe për një rinovim për dy vite të tjera.

Trajneri gjerman më parë ka qenë pjesë e Leipzig-ut, që u ngjit shpejt në majat e Bundesligës dhe po rezulton konkurues edhe në Champions League. Megjithatë lajmi për emërimin e Rangnick-ut ndoshta nuk i ka pëlqyer Cristiano Ronaldos, teksa 5 vite më parë tekniku gjerman do të shprehej se ylli portugez së bashku me Messi-n janë shumë të vjetër. Mbetet për tu parë se si do të jetë raporti mes tyre tashmë që do të punojnë në të njëjtin klub./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online