Një lëvizje për të ndryshuar kulturën, përse duhet përgëzuar rasti i Renato Arapit dhe zhdukja e etiketimeve si “ish”

Menjëherë pas dorëheqjes së Edi Martinit nga Teuta, njeriu që fitoi aq shumë te durrsakët, klubi veproi me shpejtësi pasi nuk ka kohë për të humbur. Në këtë kampionat mes shumë skuadrave që po vrapojnë drejt titullit kampion dhe nuk po ecin si normalisht, kërkohej me patjetër ndërhyrja. Nëse te Teuta do të prisnin më gjatë për zgjedhur një trajner të ri, ndoshta nuk do të kishte më kohë për të kapur të tjerët, duke llogaritur edhe ambientimin që do të duhej për t’u njohur me skuadrën.

Klubi vendosi që t’i besonte ish-kapitenit dhe njeriut me post drejtuesi, Renato Arapi. “I njoh nga koka te këmbët këta lojtarë”, do të shprehej Arapi. Fundja, për të trajnuar, nuk është një shkencë e madhe ku të kërkohet me patjetër CV e pasur. Më e rëndësishme është që të dish vlerat e lojtarëve që ke organikë dhe të nxjerrësh më të mirën prej tyre. Padyshim që një menaxher i mirë mund të shkojë shumë më larg sesa thjeshtë një trajner i mirë, por që nuk di të menaxhojë grupin.

Për këtë arsye, zgjedhja e Arapit është për t’u duartrokitur. Jo vetëm për zgjedhjen e skuadrës, por edhe për ndryshimin e mendësisë në Superiore. Gjithmonë jemi mësuar që të shohim të njëjtit emra trajnerësh që drejtojnë në elitën e futbollin tonë. Situata ka shkuar deri në atë pikë sa termi që përdoret shpesh në media, “trajneri fiton ndaj ish-skuadrës ose trajneri humb ndaj ish-skuadrës”, i ka humbur kuptimi. Një “gjak i ri” duhet jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në pankina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online