Zyrtare, Pato firmos për gjigantët brazilianë

Alesandre Pato kthehet në atdhe dhe firmos për një ndër klubet më të mëdhenj në Brazil, Sao Paulo.

“O Tricolor” kishte kohë që ishte futur në garë të egër me Palmeiras e Santos për të firmosur me sulmuesin e famshëm dhe tashmë ia ka dalë mbanë, duke u rikthyer në klubin ku luajti në vitet 2014-2015, me 38 gola në 99 ndeshje zyrtare.

Ish-sulmuesi i Milanit luante në Kinë prej vitit 2017, ku shënoi 15 gola në kampionatin e parë dhe po aq në të dytin.

Tani 29-vjeçari firmos deri në dhjetor 2022 për Sao Paulon, ndërsa paga do vijë duke rritur nga sezoni në sezon.

Sao Paulo do t’i paguajë Patos 2,5 milionë euro që tani, shifër që do t’i shkojë ish-klubit të tij në Kinë.

Për shkak se ka firmosur me vonesë, pato nuk luan dot në kampionatin krahinor Paulistao, ndaj do të debutojë në 28 prill, në startin e Serisë A, në sfidën shtëpiake kundër Botafogos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *