Zyrtare/ Partizani po investon te talentet e akademisë, blindon për 4 vite goleadorin 20-vjeçar

Partizani ka kthyer vështrimin te ekipet e moshave. Kampionët e Shqipërisë po mendojnë me plane afatgjata për të ardhmen, duke blinduar me kontrata talentet e reja që po rriten në skuadrat zinxhirë. “Demat e kuq” kanë njoftuar sot përmes faqes zyrtare në “Facebook” firmosjen e një marrëveshjeje 4-vjeçare me Luis Birçajn. Ky i fundit arriti të tundte rrjetën 19 herë sezonin e shkuar dhe Partizani ka vendosur të investojë te potenciali i sulmuesit 20-vjeçar.

“Luis Birçaj edhe 4 vite i kuq. Partizani zyrtarizon zgjajtjen e bashkëpunimit me Luis Birçaj. Sulmuesi 20 vjeçar, një prej lojtarëve më të spikatur të ekipit U-21 ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me të kuqtë. Birçaj është një tjetër lojtar premtues i Akademisë Partizani duke e mbyllur sezonin 2022-2023 me 19 gola të realizuar me ekipin U-21”, ka njoftuar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online