Çmimet/ Tirana kërkon tifozët në stadium për të provuar mrekullinë, dalin në shitje biletat kundër Beshiktashit

Në datën 3 gusht Tirana do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Beshiktashit. Turqit fituan me shifrat 3-1 përballjen e parë që luajt në Stamboll. Por pavarësisht këtij rezultati, Shehi u shpreh pas ndeshjes se nuk e kishte humbur shpresën. Bardheblutë do të synojnë mrekullinëvnë “Air Albania” dhe për këtë ka nevojë për ndihmën e tifozëve.

Klubi kryeqytetas ka nxjerrë në shitje biletat për sfidën e rëndësishme kundër Beshiktashit. Çmimet variojnë nga 500 lekë në tribunën N e deri në 15 mijë lekë në tribunën VIP.

“Më shumë se një ndeshje futbolli! KF Tirana kërkon të nënvizojë se biletat mund t’i siguroni online si edhe fizikisht në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjithëashtu nga data 01.08.2023 – 03.08.2023 në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Air Albania”. Mos mungo! Për TY Tiron”, ka njoftuar klubi Tirana përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online