Zyrtare/ Partizani në duart e drejtësisë finlandeze, caktohen arbitrat për sfidën kundër Saburtalos

Parizani do të nisë rrugëtimin europian më 7 korrik. Të kuqtë do të përballen me Saburtalon në turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës. UEFA ka caktuar trupën e arbitrave për këtë duel. Partizani njofton përmes faqes zyrtare në “Facebook” se drejtësia do të jetë në duart e finlandezëve. Arbitri kryesor do të jetë Mohammed Al-Emara, ndërsa Mikko Alakare dhe Turkka Joonas Valjakka do të jenë në rolin e gjyqtarit anësor.

Njoftimi i klubit Partizani:

Sfida e parë Saburtalo – Partizani e vlefshme për turin e parë të kompeticionit Europa Conference League do të gjykohet nga arbitra finlandezë. Uefa ka përcaktuar edhe katër gjyqtarët, të cilët do të drejtojnë përballjen e parë e cila do të luhet në stadiumin “Tengiz Burjanadze” të Gori në Gjeorgji.

?Kryesor – Mohammed Al-Emara
?Asistent – Mikko Alakare
?Asistent – Turkka Joonas Valjakka
?I katërt – Oliver Reitala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online