Nuk i përgjigjet skemës së trajnerit të ri, Cristiano Ronaldo bën gati valixhet nga Manchester United

Edhe pse shënoi 24 gola sezonin e fundit, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester United këtë merkato. Ardhja e trajnerit të ri Ten Hag ka ndryshuar planet e portugezit pasi ai nuk e shikon pjesë të projektit të tij.

Trajneri hollandez pëlqen të kontrollojë topin gjatë ndeshjes dhe Ronaldo është i papërshtatshëm për këtë skemë loje. 37 vjeçari fiton 23 milionë euro në sezon dhe ka edhe 1 vit kontratë më klubin anglez.

Paratë nuk do të jenë problem për portugezin i cili do të kërkojë një klub ambicioz dhe të jetë protagonist. Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Cristiano Ronaldo dhe kërkon transferimin e tij në mënyrë që të garojë për objektivat e ekipit.

Trajneri “Special One” mund të ndikojë në transferimin e sulmuesit ku do të rikthehej në kampionatin që luajti për 3 sezone me Juventusin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online