Vrioni lindi me këmishë/ Nga një histori dashurie me komshijen në “Facebook” te ndihmësi i Sarrit, ishte njeriu që e tjetërsoi dhe i tregoi si shënohet goli

Vetëm 23-vjeç dhe praktikisht në gjithë Europën është dëgjuar emri i Xhakomo Vrionit! Të debutosh me fanellën e Juventusit nuk është pak, duke shtyrë jo pak njerëz që të kërkojnë edhe të kaluarën e këtij sulmuesi.

Fanella e bardhezinjëve i përket vetëm yjeve të futbollit dhe Vrioni ka vrapuar me të në debutimin e parë të tijin kundër Romës. Lojtari i lindur me këmishë! Sigurisht që mund të thuhet kështu, pasi deri tani fati nuk është treguar aspak i rezervuar me djaloshin. Më pas do të niste një huazim te Tiroli, atje ku Vrioni realizoi 19 gola dhe barazoi rekordin e Adeyemi që firmosi për te Dortmundi.

Në kohën kur Sampdoria e kishte kartonin e Vrionit e dërgoi në dy huazime, te Venecia dhe Citadela. Një sulmues që binte në sy për faktin se shtyn përpara skuadrën falë përdorimit të fizikut, por në asnjë prej këtyre dy aventurave nuk arriti që të shkëlqente, duke humbur edhe vendin e titullarit.

Kur të gjithë prisnin një tjetër largim drejt Serisë B, Vrioni papritmas kaloi te Juventusi U-23. Pesë grumbullime nga ana e trajnerit Sarri dhe ndihmësi i këtij të fundit që e mbante gjithmonë sulmuesin shqiptar pas stërvitjes, për t’i treguar në mënyrë individuale sesi të përmirësoj shënjestrën dhe t’i shmanget mbulimit të mbrojtësave kundërshtar.

Këto leksione duket se e tjetërsuan këtë sulmues që nga një lojtar që nuk kishte marrëdhënie aq të mirë me portën kundërshtare, të kthehej në gjahtar goli. Huazimi te Tiroli pas aventurës te Juventusi ishte dëshmia më e mirë. Tanimë Vrionin e pret një tjetër verë e nxehtë pasi sipas të gjitha gjasave, Allegri do ta marrë në turneun veror për ta parë më nga afër në ekipin e parë të bardhezinjëve.

Gjithashtu edhe dashuria e lindur me Sara Deljallisin, me të cilën vazhdon prej vitesh, ishte “e shkruar”. Vite më parë kishin qenë komshinj në Shqipëri, por Vrioni e kishte harruar tërësisht. Teksa ishte duke hapur “Facebook” siç bënte gjithmonë, papritmas sheh mamanë e Sarës që kishte shpërndarë një foto të vajzës së saj. Menjëherë do t’i bënte përshtypje duke vendosur që t’i shkruajë, për të formuar kështu çiftin që vazhdon ende. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online