Zyrtare/ Nuk e njeh Kosovën por e pret në shtëpi, Spanja zgjedh stadiumin për ndeshjen me dardanët

Në muajin mars do të nisi faza për kualifikueset e Botërorit 2022. Kosova do të jetë në të njëjtin grup me Spanjën, me të cilën do të përballet në 31 marsin e ardhshëm. Qeveria spanjolle ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kjo ndeshje ka ngritur pikëpyetje të mëdha që në momentin kur shorti i vuri përballë.

Pista për zhvillimin e takimit në një terren neutral nisi të qarkullonte, por që në fund mbeti vetëm në fazën e hipotezave. Federata Spanjolle e Futbollit do të presë Kosovën në “shtëpi”, teksa ka vendosur për stadiumin ku do të luajë ndeshjet e marsit. Nëpërmjet faqes zyrtare bëhet me dije se dardanët do të masin forcat me “furinë e kuqe” në “La Cartuja”, që është arena e skuadrës së Sevijes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online