“Nuk vajta me thikë në dorë për Ahamtajn dhe Memën“, Devolli: Flamurtari? Na e nxinë jetën

Bledar Devolli është duke vijuar karrierën e tij në Superligën e Kosovës, ku ka marrë drejtimin e Drenicës pas largimit nga U19 e Tiranës. Ish-futbollisti shprehu hapur dëshirën për të qenë trajneri i parë i bardhebluve, por në stol atëherë u ul Emanuel Egbo. Në një intervistë me gazetaren Klevisa Alinani në emisionin “Fax Sport”, trajneri shqiptar flet më tepër mbi largimin nga kampi i Tiranës dhe kërkesën që i kishte paraqitur presidentit Halili për të marrë drejtimin e ekipit.

Gjithashtu, Devolli kthehet pas në kohë në vitin 2010, kur ishte pranë titullit kampion me Flamurtarin. Një trofe ky që trajneri aktual i Drenicës do e donte në arkivën e tij, pasi duket se kritikat e shumta në atë periudhë nuk i kanë lënë një shije të mirë.

“Mua ka sjellë si punë presidenti Halili. Realisht jam surprizuar, edhe pse ishte U19. Shkova aty për të qenë sa më afër. Rezultatet i kisha shumë të mira. Unë ia kam thënë që dua të vij këtu për ekipin e parë. Nuk e kam fshehur kurrë. Por nuk vij me thikë në dorë për t’ja ngulur Memës apo Ahmatajt. I kam thënë se nëse nuk eën me ta dua të jem unë (trajner). Por ai është shefi, ai gjithmonë ka të drejtë. Nuk e ka parë të drejtë. Nuk isha i zhgënjyer. Jam përsëri krenar që kam punuar te 19-vjeçarët. Aty është Tirana nuk ikën.

Egbo? Ai doli kampion, çfarë t’i them unë Egbosë tani apo Halilit, përse more Egbonë dhe nuk more
Devollin? Jo, atij i doli zgjedhja e duhur. Shpresoj të jetë zgjedhja e duhur edhe Shehi.

Rikthimi i futbollit gjirokastrit në nivele të larta apo titulli kampion me Flamurtarin në vitin 2010? Do zgjidhja titullin me Flamurtarin se na kanë nxirë jetën atë vit. Na kanë hedhur poshtë një punë një vjeçare, sepse kemi pasur ekip shumë të mirë. Pastaj në fund u fol Bledar Devolli i keq, Daniel Xhafa, Julian Ahmataj, Sebino Plaku. Ne ishim e keqja. Ndërkohë ne kishim bashkë 30 e kusur gola, që nuk e di se në sa pikë përkthehet“, ka thënë Bledar Devolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online