Goli i Gjimshitit për rekord/ Askush si Atalanta në Europë, kur mbrojtja zëvendëson sulmin

Atalanta mposhti Lacion ditën e djeshme me shifrat 3-2, pavarësisht se ishte me një lojtar më pak. Siparin e golave e ngriti Berat Gjimshiti, i cili tundi rrjetën që në minutën e 7. Por ky gol shënoi edhe një rekord për bergamaskët. Gasperini ka bërë një punë të mrekullueshme te zikaltrit, që janë kthyer në një makineri golash, ku pozicioni që mban në fushën e lojës nuk ka rëndësi. Mbrojta në Bergamo zëvendëson edhe sulmin e këtë e pamë sërish ndaj Lacios.

Së bashku me Interin, Atalanta ndan rekordin për numrin më të lartë të golave të shënuar nga prapavija në dy sezonet e fundit në pesë ligat më të forta të Europës. Goli i mbrëmshëm i Gjimshitit ishte i 34-ti për bergamaskët që mbante autorësinë e një mbrojtësi, duke bërë që askush të mos jetë si ta në Kontinentin e Vjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online