Bajram Ajeti është larguar nga skuadra suedeze e Eskilstuna dhe ka firmosur në kampionatin turk të futbollit, me skuadrën e Ajonspor. Sulmuesi 29-vjeçar ka kryer vizitat mjekësore dhe është zyrtarizuar te klubi turk.
Në tre sezonet e fundit, Ajeti është aktivizuar në Suedi, si në ligën e parë, ashtu dhe në kategorinë e dytë. Sulmuesi me origjinë shqiptare ka luajtur 30 ndeshje në Suedi, ku ka shënuar plot 17 gola, statistika shumë të kënaqshme.
E pikërisht këto statistika të sulmuesit kanë bërë që klubi turk i Afjonspor të investojë te Ajeti, duke siguruar firmën e tij dhe duke e marrë në skuadër. Njoftimi për arritjen e këtij akordi është bërë zyrtar fillimisht nga klubi, ndërsa më pas dhe vetë Ajeti konfirmoi gjithçka në rrjetet e tij sociale.