Zyrtare/ Nijas Lena qendron në vendlindje, klubi i beson eksperiencës së lojtarit shqiptar

0

Nijas Lena do të vazhdojë bashkëpunimin e tij me skuadrën Struga Trim & Lum. Të dyja palët kanë rënë dakort për të hedhur firmën në një kontratë të re. Lojtari shqiptar i është bashkuar ekipit të vendlindjes që 2 vite më parë. Ndërkohë në të shkuarën Lena ka qenë edhe pjesë e elitës së futbollit shqiptar, ku ka provuar fanellën e Flamurtarit, Teutës dhe Kukësit.

Futbollisti 34-vjeçar ka bërë mirë me skuadrën e Strugës, për këtë arsye klubi ka vendosur t’i besojë sërish një vend në ekip. Eksperienca e tij e pasur padyshim që e ndihmon së tepërmi dhe skuadra duket se ka nevojë për të në mënyrë që të qendrojë në elitën e Maqedonisë së Veriut edhe për sezonin e ardhshëm.

“FC Struga Trim Lum dhe Nijas Lena nënshkruajnë kontratën për vazhdimin e bashkpunimit”, shkruan klubi bardhekuq në faqen e vetë zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.