“Jemi më të rregulltit e kampionatit”, Halili flet i bindur pas dëshmisë: Nuk jam njeri pa gjak, vetëm Allahu e di

0

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, së bashku me anëtarë të tjerë të klubit bardheblu janë paraqitur ditën e sotme pranë ambienteve të FSHF. Komisioni i Etikës ka dëgjuar dëshmitë e kryeqytetasve sa i përket ndeshjes Bylis-Tirana, e luajtur për gjysmëfinalen e Shqipërisë. Akuzat për trukim që janë ngritur për këtë takim po hetohen dhe shqyrtohen me vëmendje, në mënyrë që në fund të jepet verdikti i duhur.

Pasi ka dhënë dëshminë pranë Komisionit të Etikës, Halili ka thënë fjalën e tij për mediat e pranishme. Presidenti i Tiranës ngulmon fort te pafajësia e tij, ndërsa në krahun tjetër përkrah Federatën në marrjen e masave për raste të tilla.

“U paraqita në komision dhe thashë çfarë kisha për të thënë. Do të sjell një deklaratë me shkrim, të të gjithë atyre që kam thënë. Absolutisht, nuk pres dënim për Tiranën.

Unë nuk e di se çfarë do të bëjë UEFA. 80% e shqiptarëve i shikojnë ndeshjet që fiksohen nga bastet dhe e kuptojnë. Nëse ka ndonjë dyshim që është përfshirë klubi i Tiranës, në këtë gjë, nuk më krijon asnjë problem. Unë flas për veten time, për stafin, për klubin. Nëse ka ndonjë individ të përfshirë, nuk mund ta gjej dot.

Federata bëri mirë që thirri. Për mua dhe ne që merremi me sport, kur federata shikon ndonjë shkelje dhe duhet të marrë masa, bën mirë. Nuk e çuan dot deri në fund ashtu si donin. Nuk ndodhi ashtu si dëshironin ata. Klubi jonë nuk është i përfshirë, kemi bërë një kampionat model. Kemi sakrifikuar të gjithë, kemi kryer shpenzime. Kemi qenë ndoshta klubi më i rregullt, i kampionatit. Do të respektojmë garën deri në fund.

Besoj Komisioni ka njerëz aq të zotë që nëse shikon shkelje të veprojë. Unë kam thënë në daljet e mia që ‘mund’. Nuk jam njeri pa gjak. Nuk pranoj të më cenoje njeri, kur jam i bardhë. Nëse jam i bardhë, e di Allahu”, ka thënë Refik Halili raporton “ABC News”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.