Zyrtare/ Në qendër të kritikave për peshën dhe asnjë gol i shënuar, sulmuesi njofton largimin nga Kosova

Atdhe Nuhiu ka ardhur me një lajmërim të papritur ditën e sotme. Sulmuesi shtatlartë ka njoftuar përmes rrjeteve sociale largimin e tij nga përfaqësuesja e Kosovës. Futbollisti 31-vjeçar ka qenë pjesë e dardanëve për 4 vite, megjithëse në majën e sulmit kishte një konkurent mjaft të fortë si Vedat Muriqi.

Nuhiu shpesh ka qenë në qendër të kritikave nga vetë tifozët, kjo për shkak të fizikut të tij, që numëronte disa kile tepër për një futbollist. Lojtari shtatlartë këtë sezon provoi një aventurë të re në kampionatin qipriot, ku ende nuk ka tundur rrjetën e me ekipin e Apoel Nikosias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *