“Ëndrra doli”/ Klubi shqiptar bën arritjen historike, për herë të parë pret biletën për në Kategorinë e Parë

Një ëndërr e bërë realitet. Kështu është përjetuar prerja e biletës për në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar për KF Maliqin. Ekipi juglindor që nga krijimi i tij asnjëherë nuk ka mundur të shkojë dot më larg se Kategoria e Dytë e futbollit tonë. Për këtë arsye festa në dhomat e zhveshjes së Maliqit është tërësisht legjitime.

Fitorja e sotme me goleadë kundër Këlcyrës, 4-0, ka vulosur edhe mbërritjen në Kategorinë e Parë, ku një sfidë edhe më e madhe e pret. Te Maliqi synojnë të mos mbeten kalimtarë në këtë ligë, megjithëse konkurenca është më e madhe se në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar. Vetë klubi juglindor ka shpërndarë një postim në faqen zyrtare, ku njofton lajmin historik për këtë skuadër, ndërsa e shoqëron me fjalët: “Ëndrra doli“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online