Bajerni i Mynihut nuk bëhet pengesë, duke i lejuar sulmuesit Sandro Vagner të largohet drejt Kinës dhe të veshë fanellën e Tianjin Teda. Oferta e bërë ka qenë mjaft e mirë në aspektin financiar për futbollistin, i cili është joshur dhe është ulur për të mbyllur kontratën me bavarezët.
Sulmuesi 31-vjeçar ka menduar për paratë dhe do të përfitojë jo pak: 7.5 milionë euro në sezon. Bajerni ndërkohë do të përfitojë shumën e 5 milionë eurove. Vagner një sezon më parë shënoi tetë gola me gjermanët në 14 ndeshje, ndërkohë sivjet ende nuk e kishte gjetur rrugën e rrjetës në Bundesligë.
Sandro #Wagner is leaving #FCBayern to join Tianjin Teda in the Chinese Super League with immediate effect.
Thanks for everything, Sandro, and best of luck in China ?#MiaSanMia #DankeSandro pic.twitter.com/mB1iMjvNGp
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) January 30, 2019
“Sandro Vagner erdhi te ne dhe kërkoi ndërprerjen e kontratës së rij. Ai ka një ofertë shumë tërheqëse nga Kina dhe ne i kemi përmbushur kërkesën e tij. Ne e falënderojmë Sandron për kohën e kaluar te Bajerni dhe i urojmë atij gjithë të mirat e sa më shumë suksese në të ardhmen e tij”, tregon drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç.