Zyrtare, Milani shet talentin e mesfushës

Tashmë është edhe zyrtare: Manuel Lokateli transferohet nga Milani te Sasuolo, me klubin kuqezi që ka publikuar një komunikatë zyrtare, por pa dhënë detaje të plota.

Mesfushori 20-vjeçar transferohet në formë huazimi te Sasuolo, që verën e ardhshme do të detyrohet ta blejë, me Milanin që nuk ka publikuar shifra.

Sipas SkySport, bëhet fjalë për 2 milionë euro tani dhe 10 të tjera verën e ardhshme, plus 2 milionë në bonuse.

Ndërkaq, duket se Milani nuk ka asnjë të drejtë riblerjeje në të ardhmen dhe kjo me kërkesë të Lokatelit, por nuk ka konfirmim zyrtar.

Shitja e radhës liron një vend në mesfushë, që është marrë nga Bakajoko, i huazuar nga Çelsi, por Milani kërkon mesfushor cilësor dhe me fantazi, me francezin Rabio që është ëndrra e kuqezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online