Interi ëndërron sërish, e pret Modriç deri në minutën e fundit

0

Interi këtë merkato duket se e ka një dëshirë të madhe, prej së cilës nuk heq dorë. Mediat në Itali shprehen se zikaltrit nuk kanë hequr dorë edhe pse Modriç duket se e ka bërë zgjedhjen e tij. Me shumë gjasa kroati dot jetë titullar në ndeshjen finale të Superkupës së Europës, çka do të vulosë dhe të ardhmen e mesfushorit.

Ajo që i bën të besojnë italianët është se në mediat në Spanjë po qarkullon lajmi se Modriç nuk preferohet shumë nga trajneri Lopetegui dhe kjo gjë mund ta shtyjë që të kërkojë largimin.

Gjithsesi, është një skenar shumë i vështirë që të ndodhë, por nëse Modriç nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen me Atletikon e Madridit, takim ky i vlefshëm për Superkupën e Europës, atëherë Interi do e provojë që ta marrë nënkampionin e botës deri në momentin e fundit që merkato në Itali do të jetë e hapur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.