Merkatoja ka sjellë zhvillime të reja sa i përket legjionarëve shqiptarë. Ylber Ramadani u largua nga klubi i Vejle-s pas 4 viteve karrierë në Danimarkë, ndërsa tashmë është gati për një aventurë të re. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka pranuar ofertën e MTK Budapest, për të cilët ka hedhur firmën në kontratë dhe është prezantuar ditën e sotme.
Ish-futbollisti i Partizanit do të jetë kundërshtar i Myrto Uzunit në elitën e futbollit hungarez, duke iu shtuar numrit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në këtë kampionat. Përpos tyre, të tjerë shqiptarë që luajnë në Hungari janë edhe Hysen Memolla apo dhe Jasir Asani i afruar rishtazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/