Drama e Eriksen përlot ish-lojtarin shqiptar, Kuqi: Ke të ardhura dhe pasuri, por nuk janë asgjë në këto raste

0

Drama e Eriksen në ndeshjen Danimarkë-Finlandë preku të gjithë opinionin publik. Arresti kardiak i shkatuar tek lojtari në minutën e 43-të frikësoi të gjithë ndjekësit e futbollit, por tashmë e keqja është lënë pas dhe mesfushori i Interit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. I ftuar në “Supersport Kosova“, ish-lojtari i Premierligës, Shefki Kuqi ‘shpërtheu’ në lot gjatë diskutimeve për lojtarin danez.

“Është një ndjenjë e rëndë. Kemi pasur shumë raste dhe flitet që një futbollist e ka një jetë shumë të mirë, një jetë luksoze. Por me të vërtetë nuk duket ashtu, nuk është një jetë aq luksoze siç duket nga jashtë. Ke të ardhura dhe pasuri, por pasuria nuk është asgjë në këto raste. Nuk e di çka të them, e kam një ndjenjë…”, ka thënë Kuqi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.