“Një epokë e re sapo ka lindur”, Dinamo vjen me logo të re në Superiore: Ju prezantojmë imazhin e ri

0

Klubi i Dinamos është rikthyer pas shumë vitesh të mundimshme duke u endur në ligat inferiore. Skuadra kryeqytetase më në fund ka arritur të kthehet atje ku historikisht e ka pasur vendin, në elitën e Shqipërisë, në të cilën rikthehet me një projekt të ri e ambicioz.

Klubi dinamovit ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare se do të investohet seriozisht për këtë sezon, si nga ana e infrastrukturës, ashtu edhe nga ana e marketingut. Për këtë arsye blutë vijnë me një logo të re në Superiore, ndërsa prezantimi i saj do të bëhet ditën e nesërme në orën 17:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.