Pak momente më parë klubi i Dinamos në një postim në llogarinë e tyre në Facebook, informoi publikun për rikthimin e Artan Mergjyshit në klubin blu. Dinamo nuk po arrin të rikthehet në Superiore prej vitesh dhe gjasat janë që të mos ndodhë as këtë vit, pasi Vllaznia duket më e avantazhuar. Blutë po mendojnë për të ardhmen dhe trajneri me eksperiencën e tij pritet t’i ndihmojë shumë.
Mërgjyshi drejtoi këtë sezon skuadrën e Laçit, por la drejtimin e kurbinasve pas mungesës së rezultateve. Ai nuk arriti të gjente një skuadër tjetër dhe “u ankorua” te klubi i Dinamos për momentin. Tekniku po pret ofertën e duhur për të vazhduar karrierën e tij si trajner.