Kristian Shiba ngjit shkallët në karrierën e tij. Pas dy sezoneve me Pontederën në Serinë C. Mbrojtësi shqiptar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare m Sudtirolin. Këta të fundit zhvilluan një sezon mjaft pozitiv së fundmi, ku u renditën në vendin e 6 në Serinë B dhe shkuan deri në gjysmëfinale të “play off”-it për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian. Lajmi për transferimin e Shibës është bërë i ditur nga vetë klubi Sudtirol përmes faqes zyrtare në web.
“Kristian Shiba është një lojtar i ri në FC Südtirol nga 1 korriku 2023. Mbrojtësi 22-vjeçar ka luajtur për Pontederan në Serinë C për dy sezonet e fundit. Shiba ka një kontratë 3-vjeçare me FC Südtirol deri më 30 qershor 2026. Lindur më 31 janar 2001 në San Benedetto del Tronto, Shiba ka shtetësi italiane dhe shqiptare. Pas fillimeve të tij në futboll në sektorin e të rinjve të Maseratezes, ai iu bashkua akademisë Sasuolo në moshën 16 vjeçare .
Mbrojtësi qendror (183cm x 76kg), i cili mund të jetë edhe një anësor i djathtë, luajti kampionatin e tij të parë në futbollin e të rriturve me Sanxhustezen në Serinë D (2018/19). Atë sezon ai ishte gjithashtu në gjendje të merrte pjesë në Kupën prestigjioze të Viarexhos me përzgjedhjen e Serisë D. Vitin e ardhshëm ai u kthye te mbajtësi i të drejtave të transferimit të tij, Sasuolo, për të luajtur gjithsej 16 ndeshje konkurruese me skuadrën Primavera .
Ai luajti kampionatin e tij të parë profesional me Ravenën në Serinë C në sezonin 2020–21 . Në dy sezonet e fundit ai ishte nën kontratë me Pontederën, po ashtu në divizionin e 3-të. Me toskanët, Shiba bëri 67 paraqitje, një gol dhe dy asistime. Në vitin 2019 ai bëri edhe tetë paraqitje garuese për kombëtaren e Shqipërisë U19. FCS mirëpret Kristian Shibën dhe i uron atij një kohë të suksesshme në Tirolin e Jugut”, ka njoftuar klubi Sudtirol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/