VIDEO/ Erë e re fryn për Shqipërinë U-21! Shihni me kujdes golat nga aksionet spektakolare, Alban Bushi vjen me një “thasë me talente” për Silvinjon

Një erë e re duket se po fryn për Shqipërinë. Jo vetëm në ekipin e parë, këtë herë është Shqipëria e Alban Bushit që ka prodhime thuajse si kurrë më parë. Në ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë U-21, kuqezinjtë fituan 3-1 në miqësore.

Por përtej rezultatit, golat ishin fantastik. Ato erdhën nga aksione mbreslënëse që nisnin nga mbrojtja dhe me rrjedhshmëri të madhe, duke shkuar në portën kundërshtare. Ylli kryesor i Shpresave është Adrion Pajaziti që gjithë klasin e tij e ka shprehur me asistin perfekt në golin e parë.

Tim Civeja, mesfushori i Ingolstad ka realizuar një tjetër ndeshje thuajse perfekte. Stiven Shpendi po vazhdon që të shënojë te Shpresat ashtu si edhe te Cesena, ndërsa goli u gjet nga Arda Kurtulan mbi të cilin ka shumë pritshmëri, por edhe nga ylli i Leces, Medon Berisha. Një ndeshje të nivelit të lartë zhvilloi edhe sulmuesi i ekipit të dytë të Hamburg, Arlind Rexhepi. Praktikisht Alban Bushi ka një “thasë me talente” për Silvinjon. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online