Telenovelës së Mbapesë tashmë i erdhi fundi. Ditën e djeshme klubi i PSG-së zyrtarizoi rinovimin me yllin francez. Sulmuesi 23-vjeçar ishte në bisedime me Realin e Madridit, por në fund ka zgjedhur të refuzojë spanjollët dhe t’i premtojë besnikëri PSG-së. Mbape ka firmosur për tre vitet e ardhshme, ku në total pritet të përfitojë një shumë marramendëse prej 700 milionë eurosh.
Reali i Madridit shuan çdo shpresë të vetën për Mbapenë, ndërsa refuzimi i “los blancos” nuk është pritur mirë në Spanjë. La Liga ka ngritur zërin për këtë çështje, teksa kreu i saj, Havier Tebas është shprehur:
“Ajo çfarë PSG-ja po bën duke rinovuar me Mbapenë, me një shumë të madhe pasi ka deklaruar 700 milionë euro humbje dhe duke pasur më shumë se 600 milionë fatura rrogashm është një fyerje për futbollin”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
????? ???????? ?’?????? ???
??? ?’??? ??????? #KylianCestParis pic.twitter.com/LtCVEKeqis
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 21, 2022