Mançester Junajtid publikoi dje listën e lojtarëve që nuk janë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm dhe sot ka nisur nga fushata e përforcimeve, duke zyrtarizuar blerjen e qendërmbrojtësit Viktor Lindelof nga Benfika. Zhoze Murinjo ka kohë që e vëzhgon këtë futbollist dhe e kërkoi me ngulm që në janar, por atëherë Benfika refuzoi prerë, sepse ishte në garë për titull dhe nuk mund të dobësohej në kulmin e sezonit. Tani ylli i kombëtares suedeze është zyrtarisht i “Djajve të Kuq”, që kanë paguar rreth 35 milionë euro për një ndër talentet më të mëdhenj në arenën botërore.
Në sezonin e fundit Lindelof luajti 32 ndeshje të plota në kampionatin portugez, si dhe 8 ndeshje në Champions League, përveçse është nj pikë kyçe te kombëtarja suedeze, ndaj Junajtid blen një futbollist në kulmin e vet dhe në formë të shkëlqyer fizike. Me këtë përforcim, Murinjo ka rregulluar prapavijën, ku është edhe Beili në qendër të saj, ndërsa tani e tutje vëmendja do të jetë e gjitha te blerja e një sulmuesi të nivelit të lartë, të aftë të marrë trashëgiminë e lënë nga Zllatan Ibrahimoviç. Emri i preferuar është Alvaro Morata, i cili kushton rreth 70 milionë euro.
We are pleased to announce we have reached agreement with Benfica for the transfer of Victor Lindelof. More: https://t.co/xGQKgCuCrX #MUFC pic.twitter.com/93QhW9JnMU
— Manchester United (@ManUtd) June 10, 2017