ZYRTARE/ Lojtari shqiptar provon veten në futbollin profesionist, prezantohet te klubi italian

Eljon Toçi do të provojë veten në futbollin profesionist. Kapiteni i ekipit Primavera të Fiorentinës është transferuar në radhët e Sestri Silvestres. Është vetë klubi që këtë sezon do të luajë në Serinë C, ai i cili ka njoftuar arritjen e marrëveshjes përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“Unione Sportiva Sestri Levante 1919 komunikoi ardhjen te kuqeblutë të Eljon Toçit si huazim nga ACF Fiorentina. Sulmuesi 20-vjeçar shqiptar krenohet me 3 paraqitje në Serie C me Sudtirolin në 2020 dhe tre sezone në skuadrën Primavera të Fiorentinës: 13 paraqitje në 2020-21, 33 paraqitje dhe 11 gola në 2021-22 dhe 28 paraqitje dhe 7 gola në 2022-23. Nesër, ish-kapiteni i Violës do të jetë tashmë në dispozicion të trajnerit të kuqebluve, Enriko Barilarit”, ka komunikuar klubi Sestri Levante./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online