Jo gjithmonë në rolin e hajdutit/ Dy futbollistët shqiptarë vidhen në Francë, i shkaktojnë dëm prej 350 mijë eurosh

Jo të pakta kanë qenë rastet kur shqiptarët përmenden në faqet e gazetave si përgjegjës për vjedhje të ndryshme në Europë. Por jo gjithmonë shqiptarët janë në rolin e grabitësit, teksa këtë herë kanë rënë pre e grabitjes. Mediat franceze raportojnë se hajdutët kanë mësyrë në shtëpitë e Arbër Zenelit dhe Valon Berishës, duke i shkaktuar një dëm prej disa qindra-mijëra eurosh.

Dy lojtarët kanë qenë duke udhëtuar me ekipin e dytë të Reimsit drejt Valennsien në kohën kur ka ndodhur grabitja. Mësohet se objektet e vjedhura janë dy çanta Luis Vuitton dhe 7 ora Rolex, të cilat përllogariten të kenë një vlerë të përgjithshme rreth 350 mijë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online