Zyrtare/ La Shkëndijen për një ekip kampion, ish-mesfushori i Kombëtares prezantohet te klubi i ri

Lojtarët shqiptar kanë filluar të sistemojnë të ardhmen e tyre në këtë merkato janari. Valon Ahmedi ka ndërruar ambient në këtë dritare transferimesh, teksa ka lënë Shkëndijën e Tetovës për të firmosur në kampionatin bjellorus. Ernest Gjoka ka humbur një nga më të mirët, pasi mesfushori ka një karrierë të pasur mbi supe.

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar me Shahtior Soligorskun, skuadër në të cilën në të shkuarën kanë luajtur edhe sulmuesët shqiptarë, Bakaj dhe Llullaku. Klubi nga Bjellorusia ka prezantuar 26-vjeçarin përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale ditën e sotme. Kampionati bjellorus nis këtë vit, ku Shahtior Soligorsk do të kërkojë të mbrojë titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online