“Nuk e kisha parë këtë harmoni”, Sota sqaron çështjen e shiritit të kapitenit: Ma hoqi presidenti

Partizani ka bërë një hap fals ndaj Apolonisë, që mbate vendin e fundit në tabelën e renditjes. Të kuqtë kanë barazuar me shifrat 1-1, duke humbur kështu mundësinë për të dalë me 3 pikë nga ky takim. Fierakët vendosën baraspeshën në sekondat e fundit, atëherë kur një penallti vendosi fatin e ndeshjes. Në përfundim të lojës, protagonistët e këtij dueli kanë dhënë deklaratat e tyre për “SuperSport”.

Sota (Apolonia): “Me dinamikën që pamë në lojë, dora ishte e hapur, ishte penallti. Është garë shumë e fortë. Nuk ka ekipe të lehta. Edhe ekipi i vendit të fundit mund t’i marri pikë vendit të parë. Euforia ishte e mirë sot. Kishte dhe harmoni, nuk e kisha parë këtë lloj harmonie. Shiriti i kapitenit? Nuk e di, ishte vendimi i presidentit. Ma hoqi ai pas ndeshjes me Kukësin. Nuk dua të flas për këtë”.

Daja (Partizani): “Nuk dua të bëj moviolën e situatave pas ndeshjes. Ato situatat që u krijuan duan më shumë sakrificë përpara portës. Në një terren të të tillë këto gjëra nuk zgjidhen vetëm me teknikë. Ndonjëherë ekipi edhe nuk funksionon. Në situata të tilla pritej edhe një zgjidhje si e Carës, që ne e bëmë. Na duhet të ndërhyjmë në merkato. Në janar nuk ofrohen shumë mundësi për lojtar cilësor, pavarësisht se në dy ndërhyrjet që kemi bërë kemi marrë dy cilësi, si me Xhunior edhe me Muratajn. Ne na duhet patjetër, edhe pa cilësi, që të dublojmë pozicionet. Na duhet të fokusohemi që të dublojmë repartin e mbrojtjes. Sot jam i kënaqur me përpjekjet që bëri Melo për të qenë pjesë organike e manovrës. Nga Melo pritet një tjetër cilësi loje. Nëse vazhdon kështu, do na ndihmojë në të ardhmen”..

Kamarata (Apolonia): “Nga pamja që shikoj, ai e ka dorën e ngritur. Topi shkoi pikërisht aty dhe më duket një penallti neto. Ata janë të mërzitur normalisht sepse pësuan gol në minutën e 96. Por sipas meje kjo është penallti. Kam vetëm një javë që jam këtu. Skuadra është stërvitur mirë. kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Në pjesën e dytë u tërhoqëm pak, sepse Partizani është një ekip shumë i mirë. Por nuk u dorëzuam deri në fund. Mungojnë akoma 23 ndeshje, janë 69 pikë në lojë. Duhet ta besojmë. Skuadra është e gjallë dhe do të arrijë objektivin. ”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online