VIDEO/ Dy supergola dhe me buzëqeshjen e rikthyer, Mesi ia nis sërish shkëlqimit te Barcelona

Kohërat e vështira me Barcelonën me sa duket janë hedhur pas krahëve për Lionel Mesin, që ka vendosur të shohë përpara. Katalanasit kanë mposhtur me shifrat e thella 0-4 Granadan, ku kryefjala ka qenë pikërisht ylli argjentinas së bashku me Grizman. Të dy lojtarët mbajnë firmën e dy golave secili.

Grizman tund rrjetën i pari, për t’i lënë më pas radhën 6 herë fituesit të Topit të Artë me dopietën e tij. Dy supergola vijnë nga e majta “vrasëse” e Mesit. Në fillim e dërgon topin në perfeksion në trekëndësh, ndërsa vetëm 7 minuta më pas me një goditje tokazi nga goditja e dënimit i dërgon shifrat në 0-3. Për të mbyllur përfundimisht ndeshjen mendon sërish Grizman, që shënon sërish në portën e Granadas.

Lionel Mesi ka ia nis sërish shkëlqimit në Barcelonë, teksa në ndeshjet e fundit e kemi parë gjithnjë e më shumë protagonist me golat e tij, duke bërë që t’i rikthehet përsëri buzëqeshja në fytyrë. Diçka kjo që mungonte prej kohësh për argjentinasin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Messismo10/status/1347970470558183425

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online