Zyrtare/ Kukësi njoftoi se do largohej jashtë Shqipërisë, lojtari “tradhëton” verilindorët dhe firmos në Superiore

0

Obanor ishte një nga largimet e shumta të këtyre ditëve te Kukësi. Klubi verilindor do të njoftonte ndarjen me lojtarin, ku theksonte se mbrojtësi refuzoi rinovimin për të nisur një aventurë të re jashtë Shqipërisë. Turqia dukej se do të ishte destinacioni i radhës për të, por e kundërta ka ndodhur.

Obanor ka “tradhëtuar” Kukësin, teksa ka vendosur që firmën ta hedhë sërish në Kategorinë Superiore. Është skuadra e Laçit ajo që ka siguruar shërbimet e lojtarit afrikan, i cili do të jetë një element mjaft me vlerë për Armando Cungun, që tashmë do të ketë një nga mbrojtësat më të mirë të kampionatit në dispozicion.

Gjithçka është bërë zyrtare dhe klubi kurbinas e ka prezantuar goditjen e re në merkato përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale, ku shkruan: “Goditje fantastike në merkato, blindohet skuadra. Erhun Obanor firmos dhe është lojtari më i ri i Laçit. I urojmë suksese mbrojtësit nigerian në aventurën me ne”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.