Merr fund epoka Ronaldo-Mesi, trofeu i më të mirit i takon Robert Levandovskit

UEFA ka shpallur pak momente më parë lojtarin më të mirë të vitit. Nëse në të shkuarën ky çmim ndahej gjithnjë mes Mesit dhe Ronaldos, këtë herë gjërat janë ndryshe. Epoka e dyshes Mesi-Ronaldo duekt se ka marrë fund, teska të dy yjet e futbollit botëror tashmë nuk e gjejnë veten as në podium.

Është pikërisht Robert Levandovski ai që ka rrëmbyer me meritë trofeun e më të mirit, duke mposhtur konkurencën e De Bryjne dhe Manuel Nojerit. Një sezon fantastic ka qenë ai i polakut, që e ka mbyllur me fitimin e çdo kupe të mundshme dhe me “një thes” me gola të shënuar.

Ishte viti i jetës së tij, teska tashmë numëron plot 5 trofe të fituar me Bajernin në pak muaj, si dhe është shpallur golashënuesi më i mirë në të tre kompeticionet kryesore, Kupën e Gjermanisë, Bundesligë dhe në Champions League. Shifrat e statistikat flasin pastër dhe polaku numëron plot 55 gola të shënuar përgjatë këtij sezoni të çmendur për të. Ndoshta as në ëndrrat e tij nuk mund të kërkonte më tepër se kaq./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online