Fati e vuri përballë idhullit të tij, media e njohur italiane paralajmëron Juven: Mbajini sytë te talenit Uzuni

Pasditen e sotme është hedhur shorti i grupeve të UEFA Champions League. Ferencvaroshi bëri mrekullinë duke prekur për herë të dytë në historinë e vetë këtë fazë të kompeticionit më madhor për klube, megjithëse goglat nuk u treguan aspak bujare, teksa përballë i vunë Juventusin dhe Barcelonën. Dy përballje me yje që rasti për t’i pasur në të njëjtën fushë të vjen rrallë.

Një ndeshje e veçantë ka për të qenë ajo me Juventusin për Myrto Uzunin, të cilin fati e vuri përballë idhullit të tij, Kristiano Ronaldos. Por në Itali kanë nisur të paralajmërojnë bardhezinjtë për kundërshtarët që i presin në Champions League dhe kur vjen radha për te Ferencvaroshi është pikërisht emri i sulmuesit kuqezi ai që del mbi të tjerët, së bashku me Sergiy Rebrov.

“Ylli (i Ferencvaroshit): Mbajini sytë te anësori i talentuar shqiptar Myrto Uzuni, por talenti i vërtetë qëndron në stol. Sergiy Rebrov, ish-binjaku i golit të Andriy Shevchenko në Dinamo Kiev, i ka kthyer hungarezët në Ligën e Kampionëve pas 20 vjetësh”, shkruan media e njohur italiane “Calciomercato.com”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online