Zyrtare, Kukësi i merr Gvozdenoviçin Tiranës

Ivan Gvozdenoviç është zyrtarisht i Kukësit, duke u kthyer te klubi verilindor, ku punoi së bashku me Miodrad Radanoviç në vitin 2015, për pak javë, pa shumë fat.

Tani ish-futbollisti i njohur kthehet te Kukësi, sërish për postin e zëvendëstrajnerit.

Menaxheri i klubit kuksian, Naim Halili, ka konfirmuar lëvizjen, duke folur për Supersportin: “Ivan Gvodzenoviç do të jetë zëvendëstrajner  i Milinkoviç. Ishte kërkesë e trajnerit dhe presidenti e pëlqen”.

Në këtë mënyrë, rikrijohet një dyshe serbe në krye të Kukësit, por Gvozdenoviç është praktikisht shqiptar, duke qenë se punon e jeton prej vitesh në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *