Kukësi rinis përgatitjet pa tre titullarë, Halili: Askush nuk ikën dot!

Kukësi ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri dhe natyrisht vëmendja ka qenë e madhe, kryesisht për të parë emrat e rinj dhe kush mungonte.

Nuk ishin Koliçi, Lena e Emini, të cilët pretendojnë se janë pa kontratë dhe mund ta çojnë çështjen në gjyq  por menaxheri i përgjithshëm i klubit, Naim Halili, ka folur “live” në Supersport, duke sqaruar disa gjëra.

“Zyra jonë juridike është e kualifikuar. Deri tani kemi dalë fitues në të gjitha çështjet. Edhe me Sokol Cikalleshin ka qenë kështu dhe në fund u detyrua të paguante për t’u transferuar”.

“Në FIFA s’kemi pasur çështje. Koliçi është pjesë e rëndësishme e ekipit dhe është nën kontratë, si Emini dhe Lena. Të gjithë janë nën kontratë. Ne i kemi njoftuar. Nëse nuk paraqiten, atëherë kemi masat e tjera. Pastaj mund ta zgjidhin në Dhomën e Zgjidhjes së konflikteve”.

“Alla? Ai do rikthehet. Kontratat zgjidhen juridikisht. Ai e ka lexuar dhe e ka firmosur. Ai do jetë në kontratë deri në kupat e Europës. Ai nuk erdhi dhe aty ka gabuar. Ne jemi të fituar. Të gjithë lojtarët janë nën kontratë, veç Pejiçit, Kariokës dhe Shametit, që ka rinovuar”.

“Trajneri serb? Trajneri është pa pasaportë, punon kudo. Nuk ka ndonjë gjë me trajnerin. Rrjetët sociale nuk janë masa e gjerë e tifozëve. Ai ka ardhur për punën që ka bërë me Luftëtarin”.

Lista e lojtarëve të konfirmuar
Ervis Koci
Klevis Hasanbelli
Rraman Hallaçi
Bujar Idrizi
Ylli Shameti
Rustem Hoxha
Simon Rrumbullaku
Eni Imami
Hair Zeqiri
Siraj Nasar
Besar Musolli
Ndriçim Shtubina
Sindrit Guri
Elton Kale
Benejan Bele Demte
Rexhep Memini

Në pikëpyetje
Enea Koliçi
Izair Emini
Nijas Lena

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online