Zyrtare: Krasniqi i Kukësit, prezantohet me një… gafë

Harallamb Qaqi u mor nga Kukësi këtë verë dhe në postimin zyrtarizimit thuhej se kishte luajtur me ekipin Shpresa, kurse Rexhinaldo ishte një sulmues nga Mozambiku. Te verilindorët nuk kishin informacion se të dy lojtarët sezonin e fundit e kishin mbyllur te Laçi.

Tanimë prezantohet Gëzim Krasniqi. Ky i fundit e mbylli kampionatin me Rabotniçkin në Maqedoni, ndryshe nga se thotë Kukësi: “28-vjeçari vjen nga radhët e Partizanit ku ka luajtur për pesë vite”.

“FK Kukësi vijon merkaton! Gëzim Krasniqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me FK Kukësin. 28-vjeçari vjen nga radhët e Partizanit ku ka luajtur për pesë vite. Ai ka nënshkruar me klubin tonë një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi për një vit. Krasniqi luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, dhe është njohës i mirë i Kategorisë Superiore, pasi sezonet e fundit ka luajtur rregullisht në kampionatin shqiptar. Suksese Gëzim Krasniqi”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online