Milosh Kostiç nuk do të jetë më trajner i Luftëtarit. Timonieri ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me skuadrën gjirokastrite. Ashtu siç ishte njoftuar dhe më herët trajneri dhe presidenti Tavo kanë pasur një takim ditën e sotme.
Zyra për shtyp ka konfirmuar se trajneri Kostiç nuk do të vijojë më punën krye të skuadër bluzi. Në krye të gjirokastriteve, slloveni nuk arriti që të fitonte asnjë ndeshje në kampionat. E vetmja ndeshje e fituar nga Kostiç ishte ajo e Kupës së Shqipërisë, kundër Vorës.
Shumë shpejt klubi i Luftëtarit pritet që të zyrtarizojë dhe trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e skuadrës. Emri më i përfolur si pasues i Kostiç është Gentian Mezani, i cili ka qenë një dëshirë e drejtuesve edhe më parë.