Zyrtare: Korabi siguron golat, firmos me sulmuesin 22-vjeçar

Korabi nuk ia doli që të ngjitet në Superiore sezonin e shkuar, por ekipi dibran po përforcohet shumë për të ardhmen dhe po i jep mundësi të rinjve. Sot, klubi ka zyrtarizuar dhe afrimin e një tjetër lojtari të ri. Bëhet fjalë për sulmuesin 22-vjeçar, Albi Xhebrahimi. Ky i fundit ka luajtur për Ilirinë e Fushë-Krujës në 2 sezonet e fundit, ndërsa edicioni 2019-20, do e shohë me fanellën e Korabit.

ZYRTARE – KF Korabi ka arritur marrveshjen me Albi Xhebrahimin. 22-vjeçari ka firmosur per 2 vitet e ardhshme me Korabin, me te drejte rinovimi edhe per 1 vit tjeter. Xhebrahimi me pare ka luajtur per Dinamo Tirana, Terbuni dhe se fundmi me Ilirine e Fushe-Krujes ku ka shenuar 12 gola.

Xhebrahimi luan si sulmues qendre dhe eshte nje afrim me teper vlera per objektivat e klubit. Klubi i uron mirëseardhjen dhe suksese në vijim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *