Zyrtare/ Klubi shqiptar mbush arkat, përfiton një milionë dollar nga shitja e sulmuesit të talentuar

Një merkato me shumë përfitime financiare ka rezultuar kjo e janarit për klubin e Shkupit. Skuadra shqiptare ka mbushuar arkat e saj me shitjen e sulmuesit të talentuar, Dembo Darboe. Ky i fundit ka firmosur për kampionët e Bjellorusisë, Shahtjor Soligorsk, ekip në të cilin kanë luajtur në të shkuarën e dhe dy lojtarët shqitparë, Azdren Llullaku dhe Elis Bakaj.

Plot 1 milionë dollarë ka përfituar klubi i Shkupit nga shitja e 22-vjeçarit, që këtë sezon ka shpërthyer në elitën e futbollit maqedonas. Në 18 paraqitje me ngjyrat e skuadrës shqiptare, Darboe ka tundur rrjetën 16 herë, më shumë se kushdo tjetër në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *