Në Itali shpresojnë për një transferim të Mesit, ish-lojtari argjentinas: E ka në dorë Zaneti

E ardhmja e Lionel Mesit është e papërcaktuar edhe pse argjentinasi ka deklaruar se nuk do të rinovojë me Barcelonën në fund të merkatos. Destinacionet kryesore ku 6 herë fituesi i Topit të Artë mund të shkojë janë PSG dhe Manchester City të cilat mund t’i ofrojnë pagën e majme që ai kërkon, por dhe një terren majft të përshtatshëm ku të luftojë për trofeun e Champions League.

Pavarësisht se është gati e pamundur, në Itali shpresojnë akoma se Lionel Mesi mund të trasnferohet tek Interi. Ish-mbrojtësi i kësaj skuadre, Veron, beson se zëvendës presidenti, Javier Zaneti mund ta bindë Messin të trasnferohet në Milano.

“Shanset që ai të transferohet në Itali janë të pakëta. Nëse kjo do të arrihej, do të bëhej nëse Javier Zaneti e bind atë për projektin dhe sa i rëndësishëm do të ishte Messi tek Interi. Në fund të fundit vendimit mbetet tek Lionel Mesi”- u shpreh Veron./Elio-Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online