VIDEO/ Gol spektakolar nga porta në portë, portieri anglez vendos rekord të ri botëror në futboll

0

Mbrëmja e djeshme shenjoi një moment të rëndësishëm në karrierën e portierit Tom King. Ky i fundit tundi rrjetën kundërshtare, duke mposhtur homologun e tij me një gol spektakolar nga porta në portë. Realizime të tilla shihen rrallë në botën e futbollit, që tashmë ka një rekord të ri.

Goli i King nuk i dha dot fitoren Newport County-t, pasi këta të fundit barazuan në transfertë me shifrat 1-1 kundër Cheltenham-it, por i siguroi vetes një vend në librin e rekordeve Guiness. Distanca që përshkoi topi për të shkuar në rrjetë ishte 96.01 metra, si asnjëherë tjetër më parë.

Rekordi mbahej nga portieri Asmir Begovic, i cili në ndeshjen e vlefshme për Premier League mes Stoke City dhe Southamton në vitin 2013 shënoi nga një distancë prej 91.9 metrash./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.