Zyrtare/ Kale gjen skuadrën e re pas largimit nga Tirana, lojtari brazilian vishet bardhekuq për dy vite

Elton Kale nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e tij të re pas largimit nga Tirana. Lojtari brazilian ka arritur akordin me Gjilanin, pjesë e të cilit do të jetë për 2 vitet e ardhshme. Ish-futbollisti i Tiranës vishet kështu bardhekuq dhe do të ketë mundësinë të punojë me një nga  trajnerët më të mirë të Kosovës, Ismet Munishin.

Lajmin për afrimin e Kalesë e bën të ditur vetë klubi i Gjilanit përmes një komunikate zyrtare ku shkruan: “Elton Kale i bashkohet Gjilanit. Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Elton Kale. Klubi ka gjetur akordin me futbollistin për angazhimin e tij me fanellën kuq&bardhë për dy edicionet e radhës. Kale luan në pozitën e sulmuesit të krahut, ndërsa te Gjilani vjen nga radhët e KF Tiranës. Të gjithë në SC Gjilani i dëshirojmë Kalesë mirëseardhje në klub, duke i uruar shumë suksese“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online