Sarri ishte vetëm fillimi i punës! Tare përvesh mëngët për dëshirat e trajnerit të ri, Hysaj kryeson listën

Lacio ka zyrtarizuar Mauricio Sarrin si pasardhës të Simone Inzagit në krye të pankinës dhe është gati të nisë një kapitull të ri në futbollin italian. Por mbyllja e marrëveshjes me Sarrin ishte vetëm fillimi i punës për Igli Taren, i cili tashmë përvesh mëngët për të plotësuar dëshirat e merkatos të trajnerit italian.

Listën e dëshirave e kryeson një njohje e vjetër e 62-vjeçarit, Elseid Hysaj. Mbrojtësi shqiptar ka qenë zbulimi i Sarrit në kohën kur drejtonte Empolin, ndërsa më pas do e merrte pas vetes edhe në kalimin e tij në Napoli. Hysaj është lojtar i lirë këtë verë dhe afrimi i tij me bardhekaltrit është një pistë që ka shumë mundësi të ndodhë.

Në objektivat e Lacios ndodhet edhe Zherom Boateng, por duke qenë se negociatat me të mund të jenë të vështira, atëherë plani rezervë është Maksimoviç. Sa i përket mesfushës Tare duhet të punojë për të bindur Loftus-Cheek, i cili mund të arrihet përmes formulës së huazimit me të drejtë blerje në fund. Ndërsa në repartin e sulmit qarkulljnë emrat e Iliçiç dhe Politano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online