ZYRTARE/ Izraeliti Nasar bindet, firmos për Kukësin

U zgjat pak më tepër sesa pritej, për shkak të disa mosmarrëveshjeve me lojtarin dhe agjentin e tij, por tashmë është zyrtare, Siraj Nasar është futbollist i Kukësit.

Paralel me stërvitjen në Austri, Kukësi po kompleton skuadrën dhe sot e ka pasur radhën mesfushori izraelit të firmosë.

26-vjeçari përforcon ndjeshëm krahët e skuadrës kampione dhe konsiderohet një titullar në planet e trajnerit Gjoka. Për gjashtë sezone është aktivizuar në kampionët e Hapoel Beer Sheva, duke zhvilluar plot 162 takime dhe realizuar 21 gola. Sezonin e fundit ka luajtur me Bnei Sahnin, ku është aktivizuar në 26 sfida, 16 prej të cilave si titullar. Më parë është rreshtuar dhe në radhët e Hapoel Tel Avivit.

“Jam shumë i lumtur që arrita të nënshrkuaj me ekipin e Kukësit dhe ju bashkova skuadrës në Austri. Kisha pak vështirësi të pranoja dhe bisedimet u zgjatën shumë, por në fund gjetëm gjuhën e përbashkët. Do të bëjmë të mirën për klubin dhe do të jap maksimumin për këtë ekip. I di objektivat e klubit dhe besoj se do të kalojmë Sheriff Tiraspolin”, ka deklaruar mesfushori për faqen zyrtare të Kukësit, menjëherë pas firmës dhe prezantimit.

SIRAJ NASAR

Vendlindja: Izrael

Mosha: 26 vjeç

Pozicioni: Mesfushor krahu

Karriera

2016/2017           Bnei Sahnin

2015/2016           Hapoel Tel Aviv

2009/2015           Hapoel Beer Sheva

Image may contain: 2 people

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *