Zyrtare/ Ia hodhi paq nga Federata po jo nga klubi, Osijek jep dënimin maksimal për Grezdën: Reagim i papranueshëm për një atlet

Eros Grezda bëri xhiron e mediave në Kroaci, teksa goditi me grusht lojtarin kundërshtar pas përfundimit të takimit. Një sjellje e pahijshme kjo që do të justifikohej nga sulmuesi me faktin se ishte fyer nga kombësia gjatë gjithë takimit dhe ishte provokuar nga futbollsti Colak. Kur të gjithë prisnin një dënim shembullor Federata kroate u tregua tolerante duke e pezulluar me vetëm 4 ndeshje sulmuesin shqiptar. Por nëse Federata “e kishte dorën e lehtë”, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për klubin e Osijekut.

Këta të fundit kanë komunikuar zyrtarisht edhe vendimin e tyre në lidhje me Eros Grezdën, duke zgjedhur dënimin maksimal që mund të japin në raste të tilla. Në këtë mënyrë ai grusht ndaj Colak do të rëndojë në xhepat e shqiptarit sezonin e ardhshëm, pasi Osijek i ka hequr 20% të pagës që ai merr nga klubi.

“Në përputhje me rregulloret e saj disiplinore, dhe pas incidentit në Rujevica të Rijeka pas ndeshjes së gjysmëfinales së Kupës Kroate, Klubi i Futbollit Osijek vendosi një gjobë për lojtarin e saj Eros Grezda. Edhe pse në shpjegimin e veprimit të tij sulmuesi ynë deklaroi se ai ishte provokuar nga një lojtar rival dhe ishte fyer në bazë kombëtare, udhëheqja e NK Osijek mori pozicionin që reagimi i Grezda ishte i papërshtatshëm dhe i papranueshëm për një atlet. Prandaj, ai u dënua në maksimum, pra dënimin maksimal të lejuar të klubit në situata të tilla dhe të ngjashme. Konkretisht, bëhet fjalë për të mohuar 20 përqind të të ardhurave të tij në vitet e ardhshme”, shkruan klubi kroat i Osijekut në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online